Imami i Qabesë ka një lutje të veçantë për Presidentin Tramp dhe Mbretin Selman

Në New York, nga data 16 -17 shtator është mbajtur konferenca e Rabitës, të titulluar „Dialogu qytetëruar i botës muslimane me SHBA-të“, në të cilën, ndër të tjerë, ka marr pjesë edhe imami i Qabesë dhe drejtori i Drejtorisë për mbarëvajten e dy haremeve, shejh Abdurrahman Es-Sudejs.

Pas mbarimit të konferencës, Es-Sudejs, ka dhënë një deklaratë për kanalin televiziv, Al-Ihbarij, me ç’rast ka shkaktuar një bujë reagimesh në botën islame. Në fakt, imami i Qabesë ka lavdëruar presidentin amerikan Tramp, ndërsa me këtë ka ngjallur shqetësime te shumë muslimanë, sidomos tek ata që e ndjejnë veten të diskriminuar nga sanksionet amerikane, të ndërrmara nga administrata e re amerikane, më në krye Trampin, sanksione këto që u dedikohen disa prej vendeve muslimane.

Es-Sudejs ka thënë se „Mbretëria e Arabisë Saudite dhe SHBA-të, sipas ndikimit të tyre, janë shtyllat e mbarë njerëzimit.“

Sipas tij, „të dyja vendet, falë Allahut, të udhëhequra nga Shërbëtorët e dy vendeve, të atij të dy Haremve-sherif dhe të presidentit të Amerikës, drejtojnë botën dhe njerëzimin drejtë mirëqenies, stabilitetit dhe sigurisë.“

Ndërsa, në fund, ka përfunduar duke u lutur: „Allahu ynë, drejtoi dhe bekoi hapat e tyre“.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply