“Imami i burgut” – një histori interesante nga Malajzia (VIDEO)

Sot ai ka 22 vjet, ndërsa ngjarja rreth të cilësdo të shkruaj ka ndodhur pesë vjet më parë. Ai quhet Muhammed Nafis Jaakub. Babai i Nafisit është me prejardhje nga Kamboxhia, dhe nëna e tij është tajlandeze. Ky djalosh në Malajzi për të ndjekur shkollën e hifzit dhe atje kaloi disa vite.

Pas mbarimit të shkollës, ai shkoi në krahinën malajziane të Kelantanit dhe filloi të punonte si predikues në një nga xhamitë lokale duke ua mësuar Kur’anin dhe bazat e Islamit. Ndërsa ai ishte atje, i skadoi afati i pasaportës, dhe me këtë edhe viza studentore që mori nga autoritetet malajziane të emigracionit.

Siç rrëfen djaloshi, një natë pasi mbarimit të mësimeve, doli të hajë darkë. Ndërsa ecte e ndaloi policia, e pyeti kush është dhe ia kërkoi dokumentet. Pas

Një natë pas orëve të mësimit, rrëfen djaloshi, ai doli për darkë. Ndërsa po ecte, policia e ndaloi, e pyeti kush ishte, çfarë bënte dhe ia kërkoi dokumentet. Pasi u zbulua se dokumentet e tij kishin skaduar, policia e vendosi në paraburgim në Pengkalan Chepa të Kelantanit.

Nafisi tregon se ishte një nxehtësi e madhe. E hoqi këmishën, e vuri nën kokën e tij dhe përpiqej ta merr gjumi. Në mëngjes, duke pritur mëngjesin (ndërsa natën e kaluar u burgos para se të hajë darkë), ai filloi të lexonte Kur’an.

“Në fillim, lexoja ngadalë dhe qetë. Pastaj njerëzit që ishin me mua në paraburgim më kërkuan të lexoja me zë që edhe ata të dëgjonin. Fillova të lexoj me zë. Ndërkohë, kishte nisur të ndajnë mëngjesin dhe nuk e vura re se një nga rojet e burgut po incizonte leximin e Kur’anit”, thotë Muhammed Nafis Jaakub.

Video incizimi i bërë nga roja i burgjeve u vendos në rrjetet sociale dhe përjetoi një bum të vërtetë në opinionin malajzian. Ky kamboxhian i ri ka përfituar simpati të madhe në Malajzi dhe thuhet që ka qenë vizituar edhe nga një ministër.

Megjithatë, pas disa ditësh ai u soll në gjyq dhe iu caktua 6 muaj burgim. Më vonë iu zvogëlua në 4 muaj. Nafis Jaakub është i bindur se kur ju jeni të angazhuar në Librin e Allahut, Allahu ju ndihmon nga ju nuk shpresoni.

Por ajo që është interesante është se, hafizi i ri Muhammed Nafis Jaakub u bë imam në burg. Ai printe namazet e përditshme dhe namazin teravisë për shkak se ai ishte në burg gjatë Ramazanit … Ai u predikonte dhe u shpjegonte të burgosurve rregullat themelore të Islamit. U quajt “ustad” (mësues, profesor). Madje edhe ata të burgosur që nuk dinin asgjë rreth Islamit filluan të jenë të interesuar për Islamin.

Kur doli nga burgu, megjithëse iu ofrua të qëndronte në Malajzi, ai u kthye në vendlindje në Kampung Petra afër kryeqytetit Kamboxhian, Pnom Pen, ku synonte të qëndroj pranë prindërve të sëmurë dhe të hapte një shkollë të Kuranit.

Shkolla u hapë në një hapësirë të marrë me qira për 30 nxënës, kryesisht nga familjet e varfra. Ai u kthye në Malajzi për të mbledhur para për të ndërtuar një shkollë, ku të paktën do të kishte vend për 100-200 studentë.

Ai ka incizuar disa CD me lexim të Kur’anit dhe është i njohur në opinionin malajzian si Ustadz Nafis Yaakub.

Në të vërtetë, kjo histori duket joreale, por kjo vërteton vërtetësinë e Fjalës së Allahut të Lartësuar: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju, e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kur ju nuk dini.”

Kush do të donte të arrestohej në një vend të huaj dhe të dilte në gjykatë, burg, …? Por, plani i Allahut duhej të realizohej dhe përfundimisht përfundoi kështu që edhe ne në trojet shqiptare e dëgjojmë e lexojmë historinë e tij dhe e dëgjojmë leximin e Kur’anit të këtij kamboxhiani

Mua, disi ma përkujtoi të Pejgamberin e Allahut, Jusfin alejhis-selam.

Shpresoj që të kënaqeni duke e dëgjuar dhe të jetë shkaku i ndryshimit të marrëdhënies sonë me Kur’anin.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply