AktualiteteGlobus

Ibrahim Karagül: Perëndimi është në luftë me Islamin

Kryeredaktori i gazetës turke Jeni Shefek dhe TVNet, Ibrahim Karagül, të mërkurën analizoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ngjarjet e fundit në Arabinë Saudite.

“Ajo që ndodhi në Afganistan dhe Irak është gënjeshtër. Ata e ndajnë këtë rajon. Ata e dinë se historia politike e botës do të ndryshojë. Turqia do të ndahet nëse ndahet Siria. Detyra jonë është t’i mbajmë ato të bashkuara. Tani më ata kanë braktisur debatin shiito-sunit dhe duan ta fillojnë konfliktin mes arabëve dhe jo-arabëve. Si përfundim mund të ndodh ndarja e Arabisë Saudite. Gjithashtu potencoi se SHBA-të duhet dëbuar nga ky rajon, potencoi Ibrahimi.

“Perëndimi është në luftë me Islamin. Për këtë e ndanë mbretërinë Osmane në Luftën e Dytë botërore. Ne si muslimanë hymë në betejën e mbijetesës. Ata dëshirojnë që ne të jetojmë sikur në shek. e  XX, ndërsa ne refuzojmë një gjë të tillë, thotë Ibrahim Karagül.

Armatimi bërthamor

Karagül gjithashtu potencoi rëndësinë e mekanizmave mbrojtëse siç është armatimi bërthamor.

“Perëndimi nuk dëshiron që Turqia të posedon teknologji bërthamore. Bëhet fjalë për një pavarësi bërthamore. Shteti i cili posedon teknologji e cila i mundëson pavarësi bërthamore është e paprekshme dhe asnjë fuqi nuk mund ta dëmtojë… Ata nuk dëshirojnë që shtetet muslimane të posedojnë teknologji bërthamore”, potencoi Karagül.

“Turqia do të duhej të prodhojë predha për sulme, jo për mbrojtje. Doemos të prodhojmë raketa ndërkontinentale. Fuqia e sulmit dhe jo ajo mbrojtëse, është ajo që dekurajon armikun.”, shtoi ai.

Baza ajrore Inxhirlik

“Baza ajrore Inxhirlik duhet patjetër të mbyllet. Organizatat terroriste drejtohen nga Inxhirliku. Nga atje ofrohet mbështetje ajrore dhe mbështetje inteligjence. Përpjekja e grusht shtetit më 15 korrik u udhëhoq nga Inxhirliku, jo nga Akinxha”, tha Karagül.

Baza Ajrore Inxhirlik gjendet në provincën jugore Turke të Adanës. Turqia ka lejuar që në Inxhirlik të vendosen aeroplanët amerikanë që marrin pjesë në sulmet ajrore në pozicionet e DAESH-it.

Baza e katërt ajrore në Akinxha, e cila pas përpjekjes për grusht shtet u riemërua në Murted, ndodhet jashtë kryeqytetit turk dhe disa ushtarë e përdorën atë si pikënisje gjatë grusht shtetit. Disa aeroplanë që bombarduan disa vende në Ankara, duke përfshirë edhe parlamentin, nisën nga kjo bazë.

 

(Breziiri)