I kthen kuletën me para, i premton punë në Zvicër

I riu nuk kishte hezituar që portofolin t’ia kthej pronarit, i cili më pas e ka falënderuar dhe i ka premtuar edhe punë në Zvicër

Mediat shqiptare kanë raportuar se një djalë në plazhet e Sarandës kishte gjetur një portofol me shumë para.

Por, ai nuk kishte hezituar që portofolin t’ia kthej pronarit, i cili më pas e ka falënderuar dhe i ka premtuar edhe punë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
I riu madje ka treguar edhe shpërblimin që ka marrë, gjithnjë sipas mediave shqiptare.

“Ky është shpërblimi që mora nga zotëria. Janë plot 650 euro, 100 franga dhe 50 mijë lekë shqiptare. D.m.th. zotëria me dha gjysmat e shumës së gjetur dhe në fund të fundit bëra një mik të mirë. Nuk më intereson shumë shpërblimi që ai më dha, se të isha keq për ato lekë nuk ia kisha kthyer. Doja t’u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve nëse do u vijë një rast i tillë në dorë, mos u nxitoni t’i mbani lekët për vete, sepse aq lekë nuk u bëjnë të pasur”, thotë djaloshi. “Mund të fitoni një mik të mirë që mund t’ju hapë dyert për çdo problem që të keni, siç ndodhi në rastin im. Zotëria më dha një mundësi të mirë për të punuar në Zvicër në kompaninë e tij, në një pozicion shumë të mirë pune”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply