AktualiteteGlobus

Huriye Marti zgjidhet gruaja e parë për zëvendëse kryetare e Diyanetit

Në postin e zëvendës kryetarit të Diyanetit turk është zgjedhur Huriye Marti, e cila bëhet gruaja e parë që merr këtë titull në historinë e Turqisë, njofton Anadolija

“Në bazë të marrëveshjes mes presidentit të shtetit, kryeministrit dhe kryetarit të Diyanetit, në postin e zëvendës kryetarit të Diyanetit për herë të parë zgjidhet një grua, prof.dr Huriye Marti të hënën fillon me detyrën tha zëvendës kryeministri i Turqisë Bekir Bozdag.

Huriye Marti ka lindur në vitin 1974 në Ankara, ka mbaruar medresenë në Konya, ndërsa në të njëjtin qytet në universitetin Selcuk ka mbaruar fakultetin e shkencave islame. Në të njëjtin universitet ka mbaruar studimet master dhe doktoraturën. Pas kësaj ajo u angazhua në hulumtime shkencore në Jordani.

(Breziiri)