Globus

Holandë – I vihet zjarri një xhamie në qytetin Drachten

185views

Në qytetin Drachten në veri të Holandës, i është vënë zjarri një xhamie, e cila në masë të madhe frekuentohej nga personat me prejardhje marokene.

Xhamisë së Fondacionit Qendra Islame Drachten i është vënë zjarri nga një sulmues, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Zjarri ka shkaktuar dëme në xhami.

Menaxhuesi i Fondacionit, Halid Bennaceur në një deklaratë e dënoi sulmin në fjalë.

“Xhemati, i cili kishte ardhur për ta falur namazin e mëngjesit, bëri të ditur se në xhami kanë ndjerë erë terpentine. Pasi janë kthyer për ta falur namazin e drekës kanë vërejtur se ishte thyer dritarja e pasme dhe gjurmë të zjarrit”, deklaroi Bennaceur.

Ai shtoi se “Në kamerën e sigurisë shihet se një person pas thyerjes së dritares së pasme të xhamisë, me një lëndë djegëse i ka vënë flakën xhamisë dhe ka ikur nga vendngjarja”.

Bennaceur bëri të ditur se kanë njoftuar policinë, e cila ka filluar hetimet lidhur me rastin./trt/