Etikë

Historia e liqenit të ngrirë

679views

Dy shok të vegjël rrëshqitnin mbi një liqen të ngrirë.

Ishte një ditë e ftohtë dhe me re. Çunat kënaqeshin duke rrëshqitur. Papritmas plasi akulli dhe njëri prej tyre u rrëzua në ujë. Uji nuk ishte i thellë, prandaj shpejt filloi të ngrijë dhe ta shtrëngojë.

Djali tjetër vrapoi drejt bregut, e gjeti një guri dhe nxitoi të kthehej. Me gjithë forcën e tij filloi ta thyej akullin deri sa e kapi për dore dhe e nxori atë nga uji.

Ndërsa arritën zjarrfikësit dhe kuptuan çfarë kishte ndodhur, e pyetën të befasuar:

“Si e bëre këtë? Si mund ta thyesh akullin aq të trashë me një gurë kaq të vogël dhe me këta duar të dobëta?!”

Në atë moment u lajmërua një plak i cili tha:

“Unë e di se si e arriti atë!”

“Si?”, pyetën zjarrfikësit e tjerë.

Plaku u përgjigj,

“Në atë moment nuk kishte njeri tjetër që t’i thoshte atij se ishte e pamundur”.

MORALI: GJIHTÇKA ËSHTË E MUNDUR PËR ATA QË KANË BESIM TË FORTË!!!

akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi
(Breziiri)