Globus

“Helmetat e Bardha” i bëjnë thirrje botës për civilët në Gutën Lindore

217views

Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) të cilët kanë shpëtuar jetën e qindra civilëve në Siri, bënë thirrje për t’i mbrojtur civilët dhe për t’i dhënë fund sa më shpejtë sulmeve në Gutën Lindore, që gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar Al Asadit.

Në një deklaratë nga rrjetet sociale Mbrojtja Civile Siriane, bën thirrje tek organizatat për të drejtat e njeriut dhe shoqëritë civile në Siri dhe ato ndërkombëtare, që të veprojnë për t’i ndaluar sulmet në Gutën Lindore, në objektivë të të cilëve ndodhen civilët.

Në deklaratë theksohet rëndësia për mbrojtjen e civilëve, arritja e ndihmave humanitare në Gutën Lindore nën pushtim si dhe ofrimi i ndihmave mjekësore për të sëmurët në rast nevoje.

Më tej në deklaratë po ashtu jepen të dhëna për sulmet e regjimit dhe të mbështetësve të tij.

“Përkundër të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara për mbajtjen e civilëve larg zonave të përleshjeve, regjimi sirian vazhdon operacionet ushtarake kundër popullatës të Gutës Lindore nën pushtim. Edhe mediat e regjimit publikojnë lajme të rreme, ku thuhet se civilët po largohen nga rajonet e luftës” bëhet e ditur në deklaratë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) kanë njoftuar se gjithsej 1.337 civilë nga të cilët 12 punonjës të Mbrojtjes Civile janë vrarë në sulmet në Gutën Lindore të ndërmarra nga regjimi i Asadit në vitin 2017. (AA)