Islamisitikë

Halifi për vdekjen e të cilit qau edhe Perandori Bizantin

827views

Kur lexojmë tregime për njerëz të cilët janë kthyer nën ombrellën e besimit në një Zot, Allahun e Plotfuqishëm, ne do të shohim se pikë kthese në jetën tyre ishte ose vdekja e ndonjë të afërmi, ose pikëllimi për një të dashur, ose pleqëria dhe sëmundja, ose lëndimi i fatit i cili ka shkaktuar zgjim nga pakujdesia dhe shkuarje rrugës së ndritshme të udhëzimit e cila çon nën ombrellën e mëshirës dhe faljes së Allahut.

Mirëpo, pikë kthese në jetën e OMER IBN ABDULAZIZIT ishte dita kur u bë halif, dhe kur para tij u hap kjo botë me gjithë bollëkun e saj, ashtu që ai mund të merrte çka të donte nga këto begati, dhe askujt nga njerëzit, pa i dhënë llogari. Pra, pikërisht ai moment, në të cilin, kryesisht është i dobët çdo shpirt njerëzor, ishte momenti i zgjimit të vërtetë në jetën e Omerit, kështu që ai u frikësua për veten e tij si kurrë më parë, dhe u bë i drejtë deri në atë pikë, sa që konsiderohet si simbol i drejtësisë.

Prandaj, nuk është çudi që, kur dëgjoi lajmin e vdekjes së Omer ibn Abdulazizit, Perandori biznatin qau, edhe pse ishte kundërshtari më i ashpër i shtetit islam të cilin e udhëhiqte Omer ibn Abdulazizi, dhe me lot në sy, njerëzve të habitur nga shoqëruesit e tij, u tha:

„Pasha Zotin, vdiq një njeri i drejtë, për drejtësinë e të cilit është vështirë të gjendet shembull. Njerëzit nuk duhet të çudien për një murg apo kallogjer që largohet nga kjo botë dhe i përkushtohet lutjes në manastirin e tij, por duhet të çuditen me këtë njeri, halifin Omer bin Abdulaziz, të cilit bollëku i kësaj bote i vinte nga të gjitha anët, kurse ai e hodhi nën këmbët e tij dhe ia ktheu shpinën.“

Përshtati: Miftar Ajdini

(Breziiri)