Personalitete

Hafiz Abdullah Zëmblaku – Dokumentar

341views

Hafiz Abdullah Zëmblaku gëzonte një reputacion dhe popullaritet të madh në të gjithë vendin pasi ai çdo vit, 6 muaj qëndronte në Zëmblak të Bilishtit si imam hatib dhe 6 muajt e tjerë shëtiste në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë ku jepte mësime fetare nëpër faltoret e besimtarëve.

Me gjithë kufizimet, përndjekjet dhe persekutimet e sistemit komunist të kohës, ai nuk u ndal kurrë por vazhdoi të bënte detyrën ndaj Zotit dhe popullit të vet. Sot Medreseja e Korçës mban emrin e tij.

Për më tepër rreth jetës së këtij personaliteti të botës islame, ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër. /kmsh/