Globus

Grindja për Farhedin Pashën, Turqia riemërton rrugën e ambasadës së Emirateve me emrin e tij

513views

Ankaraja zyrtare ka bërë një akt simbolik si kundëpërgjigje ndaj ministrit të Jashtëm të Emirateve, i cili hodhi akuza ndaj njeriut që mbrojti Medinen gjatë Luftës së Parë Botërore, gjeneralit osman Fahredin Pasha.

Autoritetet turke, thjesht riemërtuan rrugën ku ndodhet ambasada e EBA në Ankara, me emrin e tij, Fahredin Pasha.

Ishte vetë Presidenti Erdogan ai i cili replikoi në distancë me Abdullah bin Zayed al-Nahyan, pikërisht lidhur me figurën dhe rolin e gjeneralit të famshëm osman. /tesheshi.com/