Globus

Gratë saudiane ‘vërshojnë’ stadiumet (Foto)

Gratë në Arabinë Saudite nga e premtja mund të shohin ndeshjet futbollistike nëpër stadiume. Ky është vendimi më i ri autoriteteve të cilët flasin për një hapje të shoqërisë.

Arij El-Gamdi me vite ka qenë tifoze e ekipit të saj ndeshjet e të cilit i  ka shikuar vetëm nëpërmjet TV-së në shtëpinë e saj në Xhide. Të premten, ajo më në fund mund ta shikonte ekipin e saj nga tribunat e stadiumit.

“Kam ardhur  në stadium  me babain dhe vëllaun. Të gjithë jemi tifoz të Al-Ahlit”, tha kjo studente.

Tifozet e para erdhën në stadium dy orë para ndeshjes mes Al-Ahlit dhe Al-Batinas, ndeshje e ligës profesionale të saudisë, shkruajnë agjencitë.

Të kujtojmë se nga korriku i 2017 gratë saudiane mund të ngasin edhe veturat.

(Breziiri)