Globus

Gjykatësja krishtere dënon 3 muslimanë që ta memorizojnë suren Ali Imran

172views

Një gjykatës i krishterë nga Libani ka dhënë një dënim të pazakontë për 3 muslimanë, pasi që at fyen nënën e Isaut a.s., Mejremen a.s..

Joceline Matta urdhëroi 3 muslimanët që të memorizonin vargje nga kapitulli i Kur’anit, “Ali’i-Imran (Familja e Imranit)”. Ku në këto vargje përmendet Isau dhe Mejremja a.s..

Gjithashtu duhet të dihet që, fyerja e Mejremes dhe Isaut a.s., është nga mëkatet të rënda në Islam, që e dërgojnë njeriun në mosbesim.

Gjykatësja, Matta vuri në dukje respektin e madh të Islamit për Mejremen, që ka një kapitull të tërë të dedikuar për të. Gjykatësi donte t’u mësonte të rinjve rreth Mejremes përmes këtij dënimi të pazakontë.

“Ligji është një shkollë dhe jo vetëm një burg”, tha ajo.

Kryeministri libanez përshëndeti dënimin duke thënë se ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të krijuar mirëkuptim midis dy feve:

Vargjet të Kur’anit Famëlartë, që e kishin patjetër të mësohen nga të dënuarit:

Përkujto kur engjujt i thanë:” Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës. (42)

Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!(43)

Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete. (44)

Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit). (45)

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit. (46)

Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet. (47)

Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin. (48)

Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë. (49)

Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua. (50)

All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është më rrugë e drejtë! (51) /FRYMA/