AktualiteteGlobus

Gjykata italiane mbyll xhaminë në Romë

479views

Gjykata Administrative italiane mbyll xhaminë në Centocelle, rrethin e Romës, për shkak të “ndryshimit të statusit”.

Gjykata sot njoftoi se kishte urdhëruar mbylljen e xhamisë el-Huda duke e konsideruar atë “të paligjshme” për shkak të ndërrimit të statusit nga laborator mjekësor në qendër publike për rite fetare.

Ajo hapësirë që nga viti 1994 u shërben muslimanëve të atij rajoni të Romës, ndërsa në vitin 2016, organizata El-Huda ndërmori hapësirat ku ka qenë laboratori dhe e shndërroi në xhami. Qyteti i Romës ka ngritur aktakuzë para gjykatës administrative për thyerje të ligjit, dhe shkeljes së “qëllimit fillestar” të hapësirës.

Partitë ekstreme në Romë përshëndetën vendimin e gjykatës.

Zyrtarisht, në Itali jetojnë 613 mijë muslimanë, nga të cilët 150,000 kanë nënshtetësi italiane.

(Breziiri)