Globus

Gjykata belge u lejon mbulesën nxënësve muslimane

556views

Një gjykatë në Belgjikë ka vendosur se ndalesa e mbulesës për vajzat muslimane në shkollat lokale është kundër lirisë fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Prindërit e 11 nxënësve morën masa kundër ndalimit të mbulesës në shkollat flamane në rajonin Maasmechelen.

Gjykata tha se ajo mori parasysh dispozitat e bëra në Traktatit Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe vendosi që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) duhet t’i lejojnë qytetarët e tyre të praktikojnë fenë e tyre në liri të plotë.

Vendimi i gjykatës nuk mbulon ndalimin e përgjithshëm të shkollave flamande në rajon, por 11 nxënëset do të mund të mbajnë mbulesën në shkollat e tyre 30 ditë më vonë.

Menaxheri i përgjithshëm i Fondacionit të Dijanetit në Belgjikë, Coşkun Beyazgül, i cili është i lidhur me trupin më të lartë fetar të Turqisë, tha se institucioni që përfaqëson poashtu mori pjesë në këtë rast për të mbështetur nxënëset muslimane.

Beyazgül tha se vendimi i gjykatës është një shembull për rastet tjera në vend.

Në vitin 2015, Autoriteti belg i Komunitetit Flaman për Arsim (GO!) ndaloi mbulesën e kokës në shkollat shtetërore flamane.