Globus

Gjermani, protestë kundër islamofobisë dhe sulmeve raciste

348views

Në qytetin Nordenham në veri të Gjermanisë u protestua ndaj sulmeve islamofobike dhe raciste kundër xhamive dhe bizneseve turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në marshimin e organizuar nga anëtarët e këshillit bashkiak të Nordenham, Nils Humboldt dhe Mario Kauschmann si dhe kryetari rajonal i sindikatës DGB, Mustafa Doğan, morën pjesë edhe Carsten Seyfarth, kryetari i bashkisë Nordenham, përfaqësues të shoqatave muslimane dhe të kishave në rajon si dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

Gjatë marshimit ku morën pjesë rreth 2 mijë persona u hodhën sloganet “Nordenham është pluralist dhe pluralist do të mbetet. Racistët nuk do të gjejnë një vend në qytetin tonë”.

Deputetja e Sanksonisë së Poshtme e Partisë Social Demokrate, Karin Logemann, në një fjalim të mbajtur në fund të marshimit për protestuesit e mbledhur në Markplatz, duke theksuar se është i admirueshëm solidarizimi i treguar kundër racistëve në Nordenham, tha se “I urrej njerëzit që e konsiderojnë veten e tyre më të vlefshëm. Me këtë solidaritet mos toleroni kundër racizmin”.

Mehmet Karabacak, anëtar rajonal i Unionit Turko-Islamik i Çështjeve Fetare (DITIB) për rajonet Bremen dhe Sanksonisë së Poshtme në fjalën e tij tha se turqit janë një komunitet i integruar në Gjermani, ku ata kanë ardhur para 57 vitesh për arsye ekonomike.

“Në Nordenham kemi arritur në brezin e katërt. Në qytetin tonë kemi xhami ku ne nëpërmjet aktiviteteve tona prej 30 vitesh tregojmë përpjekje për prishjen e paragjykimeve dhe ndërlidhjen e popujve. Ne ndodhemi këtu për të formuar ura mes shoqërive dhe dëshirojmë të jetojmë së bashku në paqe dhe qetësi”, tha ai.

Ndër të tjera Karabacak, ka bërë të ditur se uniteti mund të realizohet me njohje dhe bisedime të ndërsjella dhe se në këtë mënyrë do të ndërpriten paragjykimet dhe racizmi.

Duke tërhequr vëmendjen se politikanët në Gjermani prej shumë vitesh diskutojnë nëse Islami i përket apo jo Gjermanisë, Karabacak, tha se “Islami dhe muslimanët i përkasin Gjermanisë dhe ato janë një pjesë e shoqërisë. Të bashkohemi dhe të japim sinjalin se ne nuk bëjmë dallime të fesë, racës dhe të gjuhës. Nordenham është pluralist dhe të gjithë duhet ta njohin si të tillë”.

Muajin e kaluar në murin e xhamisë Selimiye të DITIB në qytetin Nordenham u vendosën shkrime raciste dhe në hyrjen e saj u lanë mbetje të mishit të derrit. Autorët e sulmit ende nuk janë identifikuar