Gjermani, ministri i Brendshëm: festat e myslimanëve të jenë ditë pushimi

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka propozuar përfshirjen e festave të besimtarëve myslimanë në kalendarin e ditëve të pushimit njëlloj sikundër veprohet edhe në rastet e besimeve të krishtera.

Propozimi i de Maizere ka sjellë reagimin e krahur konservator në partinë e kancelares Angela Merkel, por ministri i Brendshëm ka dhënë një tjetër argument të fortë: në Gjermani jetojnë mbi 4 milionë besimtarë myslimanë dhe shumica e 1 milionë refugjatëve që kanë ardhur nga Lindja e Mesme i takojnë të njëjtit besim.

Propozimi i ministrit erdhi gjatë një pushimi në fushatën që paraprin zgjedhjet në Saksoninë u Poshtme. Anëtari i CDU-së, u shpreh se ishte i hapur që festat e besimtarëve myslimanë të përfshiheshin si ditë pushimi.

“Dita e të gjithë Shenjtorëve është një festë zyrtare në rajonet katolike të Gjermanisë. Atëherë në vendet ku ka shumë myslimanë, pse të mos mendojmë të përfshijmë një festë zyrtare myslimane?”, tha de Maizere.

Por ky propozim ka sjellë reagime nga krahu konservator i CDU-së, më konkretisht nga Alexander Dobrindt dhe Wolfgang Bosbach, të cilët kanë deklaruar se propozime të tilla nuk mund të merren parasysh. /tesheshi.com/

Artikuj të ngjashëm: