Aktualitete

Gëzim i besimtarëve muslimanë në Suedi: Ezani do të thirret pesë herë në ditë

Qendra kulturore Islame në qytetin Karlskruna, në rajonin Bleking të Suedisë, e cila mbledh muslimanët e këtij rajoni, kryesisht boshnjak, mori lejen që nga minarja e saj të thirret ezani pesë herë në ditë, gjë që ndodh për herë të parë në këtë shtet.

Nderin për këndimin e ezanit të parë në këtë faltore e kishte kryetari i Qendrës Kulturore Islame, Abdurrahman Tamarji. Me këtë rast në qendër u mblodhën besimtarë të shumtë nga të cilët disa nuk mund t’i përmbanin lotët.

Tamarji në bisedë me AA, konfirmoi se për herë të parë në Suedi u është dhënë leja për këndimin e ezanit përmes altoparlantëve për pesë kohët e namazit.

“Për momentin këtë të drejtë do ta shfrytëzojmë vetëm të premten, për namazin e xhumasë. Meqë xhamia gjendet në zonë të banuar, nuk e dimë si do të jetë reagimi i qytetarëve. Mua më takoi nderi ta thirri ezanin e parë, dhe duhet të pranoj që jam shumë i emocionuar”, tha Tamarji.

Gjithashtu potencoi se qendra e tyre është e para me minare në rajonin Belking, dhe se procesi i marrjes së lejes për ndërtimin e minares kishte zgjatur pesë vite.

Minarja për Qendrën Islamike e ndërtoi mjeshtri i shkëlqyeshëm, Ramiz Ahmetović nga qzteti Bugojno, i cili ka ndërtuar 170 minare.

 

(breziiri)