Globus

Francë, muslimanëve nuk do t’ju lejohen më lutjet në rrugë!

Autoritetet në Francë nuk do të lejojnë muslimanët që të falen në rrugë në lagjen Klishi La Garen në Paris, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Francës.

Në anën tjetër, një asociacion i muslimanëve lokal ka paralajmëruar se synon të organizoi një lutje të tillë të premten, në qendër të lagjes në fjalë.

“Nuk do të ketë lutje në rrugë, do të parandalojmë këtë, deklaroi ministri i Brendshëm i Francës, Zherar Kolomb, duke theksuar se muslimanët duhet të kenë një vend, ku mund të zhvillojnë ritet e tyre fetare. Ai më tutje paralajmëroi se kjo çështje do të zgjidhet gjatë javëve në vijim.

Me lutjet në rrugë, besimtarët muslimanë janë duke protestuar që nga marsi, për shkak të mbylljes të një xhamie të improvizuar në Klishi dhe kanë akuzuar prefektin se nuk ju ka ofruar një lokacion të përshtatshëm për të ndërtuar xhaminë e re.

Në anën tjetër, prefekti i Klishisë ka theksuar se një xhami tashmë ekziston në pjesën veriore të lagjes dhe se myslimanët mund të lutën aty, gjë që mohohet nga besimtarët, duke theksuar se xhamia është shumë larg dhe se nuk kanë lidhje të transportit deri te objekti.

(RTV21)