Fotografitë e një rrugëtimi të tmerrshëm, muslimanët përsëri në ngjarje (FOTO)

Prej disa ditësh, muslimanët e Arakanit janë duke përjetuar ditët më të vështira të vitit, e dikush edhe të jetës. Ata vriten, gjymtohen, digjen, dëbohen, plaçkiten, përdhunohen, etj., nga budistët nacionalistë dhe ushtria e Mianmarit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, bota e fuqishme, e qytetëruar, demokratike, bota e lirë, muslimanët anë e mbanë botës, arabët e fuqishëm, thuajse shumë pak lëvizin në drejtim të ndihmës së këtyre muslimanëve të përvuajtur të Arakanit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani, janë 90 mijë muslimanë të Arakanit që kanë lëshuar shtëpitë dhe vendet e tyre të banimit.

Në mos paçim mundësi të japim ndonjë ndihmë konkrete, atëherë të lutemi për ta, të kërkojmë ndihmën dhe mëshirën e Allahut për ta!

Nga pamjet që vijnë prej andej, shohim pamje të tmerrshme, që janë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj këtij populli që masakrohet vetëm se janë muslimanë. (Breziiri)

 

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply