Flamuri osman i betejës së Mohaçit i ruajtur 500 prej vjetësh

Flamuri ushtarak i përdorur në betejën e Mohaçit, e cila konsiderohet si një nga fitoret më të rëndësishme të Perandorisë Osmane në Evropë, është ruajtur me kujdes për gati pesë shekuj në qytetin Teshanj të Bosnjë-Hercegovinës.

Beteja u zhvillua më 29 gusht 1526 midis forcave osmane dhe atyre hungarez, dhe thuhet se është mbajtur nga trupat që iu bashkangjitën betejës prej qytetit Teshanj, rreth 90 kilometra në veri të Sarajevës.

Rreth 20,000 ushtarë nga Teshanj iu bashkuan forcave osmane të udhëhequra nga Sulltani Sulejmani i Madhërishëm, për të luftuar kundër forcave hungareze. Udhëheqësi i familjes lokale Sehagiç u vra në betejë dhe flamuri i përdorur nga njësia boshnjake u kthye në familjen e udhëheqësit në nder të tij.

Që nga ajo ditë, familja Sehagiç arriti të ruante flamurin. Kur vdiq trashëgimtari mashkull i fundit i familjes, ata e dorëzuan flamurin në Muzeun e Teshanj në vitin 2015.

Flamuri është ekspozuar në muzeun, i cili ndodhet në kështjellën historike të Teshanjit, tashmë një vit, dhe tërheq turistët e ndryshëm. Përveç flamurit, jataganët qindra vjet të vjetër, një lloj thikë otomane ose sabre të shkurtra të përdorura nga mesi i 16-të deri në fund të shekullit të 19-të nga jeniçerët, gjithashtu janë të ekspozuara në muze.

(tesheshi.com)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply