Flamujt e hedhur përtokë në Katedrale – fotografia që nuk e do askush

Dita e djeshme u bombardua me lajmin për shugurimin e katedrales “Nëna Terezë”, ndërsa në këtë ngjarje nuk munguan as presidenti i vendit dhe personalitete të tjera politike.

Por një detaj mjaft shokues, i cili me gjasë “nuk është vërejtur” nga mediumet – portalet, është përdhosja e flamujve kombëtar dhe shtetëror pikërisht në këtë ngjarje.

Ndërsa presidenti i vendit përzgjedhë fjalët më të artikuluara për të përshkruar atdhedashurinë, veprat flasin si më së miri.

Në një qoshe, të hedhur në tokë pranë statujës së Nënës Terezë, qëndrojnë të hedhur dhe të zhburosur dy flamujt, ai i shtetit të Kosovës dhe ai i shqiptarëve.

Ironia e tërë kësaj rrumbullakësohet me pretendimet se “nuk ka pëlhurë që mbulon lavdinë tonë”. Me sa duket, askush nuk e ka parë se pikërisht pëlhura që përfaqëson shtetet e shqiptarëve po hidhet përtokë, po zhvlerësohet dhe po përdhoset. President, ku mbeti lavdia? /Mesazhi/

 

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply