Fjalët magjike të cilat i zgjidhin të gjitha problemet tuaja

“Hoxhë, nesër kam provim, a ekziston ndonjë dua e veçantë të cilën mund ta lexoj për të marrë notë të mirë?” “Hoxhë, jam i papunësuar, dikush më tha ta përsëris 111 herë ‘Ja Rezzak’ para se të flejë, a është kjo në rregull?”

Në rast se ky është koncepti i Islamit, atëherë ju jeni krejtësisht gabim. Në Islam, nuk ekzistojnë fjalë ‘hokus pokus’ të cilat bëjnë magji sapo të thuhen.

Po, ekzistojnë dua (lutje) që përmenden në Kur’an dhe sunnet, ndër më të mëdhatë janë fjalët e Junusit alejhis-selam, ndërsa ishte në barkun e balenës:

لَا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبحانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

“S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (en-Enbija, 87)

Por, këto lutje nuk janë ‘hokus pokus’, por fjalë që në vete ngërthejnë domethënie të thellë, ndërsa kuptimi është më i rëndësishëm në kombinim me besim të thellë, mbështetje dhe drejtimin e zemrës kah Allahu në çastin e nevojës.

Në realitet, nëse njeriu i drejtohet Allahut me sinqeritet të plotë duke iu mbështetur Atij në kohë nevoje, çfarëdo fjalë apo dua të sinqertë të thotë me gjuhën e tij, do të jetë e mjaftueshme të arrihet mëshira dhe lehtësimi i Allahut.

Allahu e ka përmendur shumë herë se idhujtarët mekkas ‘sinqerisht’ luteshin në kohët e telasheve, veçanërisht në det, duke e ditur se askush nuk mund t’i ndihmojë ata përveç Tij, dhe Allahu u përgjigjej lutjeve të tyre dhe ua lehtësonte. A thua çfarë lutje bënin ata? Cilin dhikër e lexonin 111 herë?

Pra, nëse zemra juaj nuk i drejtohet Allahut, por ndonjë kontakti apo lidhjeje tjetër, atëherë përsëritja e disa fjalëve që nuk rrjedhin nga thellësia e zemrës, apo nëse nuk e kuptoni atë  që thoni, me siguri që nga ato lutje nuk ka dobi.

 

Burimi: IslamBosna
Përktheu: Lutfi Muaremi

www.breziiri.com

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply