Nacionale

Filloi zyrtarisht mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkollat fillore të Turqisë

605views

Ministria e Arsimit kombëtar te Turqisë vitin e kaluar kishte vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë zgjedhor duke nisur që nga klasat e 5-ta.

Dy gjuhët, e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta.

Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit të Turqisë.

Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore.

Pas punimeve të plan-programit sot zyrtarisht u mbajt ora e lëndës shqipe në një shkollë fillore në Izmir të Turqisë.

Përmes një postimi në facebook, Drejtori i Qendrës Kulturore të Diasporës së Kosovës në Stamboll, z. Kamil Bitiş njoftoi se sot zyrtarisht ka filluar mësimi i lëndës së gjuhës shqipe në shkollat fillore të Turqisë.

Ja postimi i plot i Bitiş-it:

“DITË E RËNDËSISHME PËR SHQIPTARËT NË TURQI.

TÜRKİYE’DEKİ ARNAVUTLAR İÇİN ÖNEMLİ GÜN.

Sot  (12.12.2017) filloi mësimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Për të dhënë mësimin e parë (si mysafir) në İzmir i kam bërë rreth 600 km dhe kam shkuar në İzmir pasi e dhashë mësimin e parë pa pushuar fare menjëherë u nisa për në Stamboll ku do t’i bëjë edhe 600 km për kthim. Por besoj se ia vlen ky mundim që ta kam nderin në këtë dite të rëndësishëm ku jam i pari që dhashë mësimin e pare te gjuhës së bukur shqipe. Njeriu një punë kur e bën me dëshirë nuk po ndieka lodhje. Këtë sot e përjetova. Një fjalë thotë “nuk tregohet por jetohet”.
Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e shoqatës “Shoqata Kulturore Shqiptare në Turgutlu” z. Mehmet Yenir (Petrovci) me kryesine për mbështetjen në këtë drejtim” /Gazetaere.com/