Globus

Filipine, fillon fushata kundër dhunës ndaj grave

Grupet e ndryshme të cilat luftojnë për të drejtat e grave në Filipine janë bashkuar në fushatën kundër dhunës ndaj grave (VAW), e cila do të zhvillohet nga 25 nëntori deri më 12 dhjetor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fushata ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin se parandalimi i dhunës kundër grave dhe vajzave është një çështje kombëtare në mbarë botën.

Fushata do të fokusohet në parandalimin, në mënyrë që të zvogëlohet numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Kreu i Komisionit për të Drejtat e Grave, dr. Rhodora Bucky deklaroi se fushata do të fillojë më 24 nëntor, me aktivitetet e Feaderatës së Teatrove Arsimore të Filipineve në Quezon.

“Fushata 18 ditore për t’i dhënë fund dhunës kundër grave do të nxjerrë në pah situatën në këtë fushë në vend dhe do të përshkruajë gjithashtu strategjinë e këshillit ndërinstitucional për parandalimin e dhunës kundër grave dhe fëmijëve”, tha Bucky.

Sipas pritjeve të organizatorëve, fushata do t’i ndihmojë njerëzit të trajtojnë problemin e dhunës kundër grave nga këndi i viktimës.

“Për më tepër, ne shpresojmë se një mirëkuptim i tillë më i thellë mund të ndërtojë ndjeshmëri midis palëve të interesuara në atë mënyrë që të parandalojë ose t’i japë fund heshtjes së dhunës kundër grave”, shton Bucky.

Sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga institucionet e Filipineve, 20 për qind e grave të moshës 15 deri në 49 vjeç kanë përjetuar dhunë fizike.