Fëmijët dalin në natyrë më pak se të burgosurit

Shumë fëmijë në kohën e sotme kalojnë shumë pak kohë jashtë në ajër të pastër, pothuajse nuk e dinë se çfarë është natyra dhe kënaqësia e saj. Teknologjia dhe frika prindërore janë fajtorët kryesorë që fëmijët bëjnë një jetë të tillë izoluese. Pasi që fëmijët dalin shumë pak në natyrë, shëndetin e kanë më të dobët, ndërsa humbin edhe ndjenjën e tyre për mjedisin.

Hulumtimet tregojnë se tre të katërtat e fëmijëve në Britani kalojnë më pak kohë jashtë se sa të burgosurit, çka është rezultat i kohës digjitale”. Shkencëtarët shpjegojnë se aktivitetet e fëmijëve në natyre janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe zhvillimin e tyre, mirëpo prindërit kanë frikë nga parqet, malet,bjeshkët dhe të ngjashme, shkruan The Guardian.

Studimet më të reja tregojnë se çdo i nënti fëmijë në Britani, gjatë vitit të kaluar nuk ka dalë në park, mal apo plazh. Duke pyetur 2000 prindër të fëmijëve të moshës 5-12 vjet, ata erdhën në rezultatin se 74 % e fëmijëve kalon jashtë më pak se një orë në ditë. Sipas rezolutës së OKB-së për të burgosurit, atyre duhet t’u sigurohet se paku një orë aktivitete në ajër të pastër. Kjo tregon se shumica e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sillen sikur shteti ndaj të burgosurve.

– Jemi përgjegjës për edukimin e fëmijëve tanë në izolim, sepse ua shkurtojmë të drejtën e lirisë fëmijërore. E gjithë kjo pastaj ndikon në shëndetin e tyre fizik dhe psikik, thotë Mark Sirs i cili merret me promovimin e aktiviteteve në natyrë.

Liz Tras, sekretare për ekologji, ka premtuar se nga vit çdo fëmijë do të ketë mundësi të vizitoj parkun nacional duke vënë në dukje se është e vetëdijshme për nevojën e fëmijëve të mësojnë në natyrë.

– Fëmijët tanë duhet të ngjiten nëpër pemë e jo nëpër mure – thotë zonja Tras. Hulumtimet e vitit 2013 tregojnë se katër nga pesë fëmijë nuk ka marrëdhënie adekuate ndaj natyrës.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply