AktualiteteGlobus

Erdogan: “Vendosëm të tërheqim trupat tanë nga stërvitja e NATO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se kanë vendosur t’i tërheqin trupat turke nga stërvitja e NATO-s në Norvegji pas një incidenti në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo, si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektiv”, tha Erdoğan në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thash që gjithsesi ta bejnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thash që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë”, shtoi presidenti turk.