Erdogan: Termi ‘islami i moderuar’ ka për qëllim dobësimin e fesë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka kritikuar  termin ‘islami i moderuar’ duke thënë se qëllimi i vetëm i këtij termi është dobësimi i fesë, e jo të distancohet nga ekstremistët, shkruan gazeta turke sabah.

Në vërejtjen e qartë drejtuar princit të kurorës Muhamed Bin Selman, Erdogan tha se origjina e termit “islami i moderuar” vjen nga bota perëndimore.

Termi ‘islami i moderuar’ përsëri është në përdorim. Patenta e islamit të moderuar i përket perëndimit. Nuk ka islam të moderuar dhe jo të moderuar, islami është një. Qëllimi i këtyre termeve është dobësimi i islamit, tha Erdogan.

“Ata thonë se do ti kthehen islamit të moderuar, ndërsa akoma nuk lejojnë gratë të vozisin. A ekziston një gjë e tillë në islam? Mendoj se do t’ju japin këtë të drejtë kur t’i kthehen të moderuarit”, shtoi ai.

Këto fjalë presidenti turk i tha gjatë një fjalimi në një program të organizuar në Ankara nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) mbi sipërmarrjen e grave më 9 nëntor.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm: