Globus

Erdogan sulmohet në mediat saudite, arabët e thjeshtë në rrjete: e papranueshme!

1.21Kviews

Fërkimet edhe historike mes Mbretërisë Saudite dhe Turqisë, janë reflektuar së fundi nga një shkrim i portalit të njohur saudit SAQB, ku startimi i sistemit të ri presincial cilësohet si fillimi një diktature.

Artikulli mban firmën e analistit politik Fahd Deepajija që i sulet Erdoganit dhe qeverisjes së tij, deri në cilësimin “Hitler i ri”.

Por në rrjetet sociale, arabët e thjeshtë nuk e kanë mirëpritur një gjuhë të tillë ndaj liderit turk.

Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se publikimi i artikujve të tillë është i dëmshëm për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Kjo dhe si reagim ndaj shtimit të artikujve në mediat saudite kundër Erdoganit.

Në krizën e Gjirit, ku Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara dhe Bahreini i kanë bërë bllokadë Katarit, Doha zyrtare ka patur në krah Ankaranë.

Ndryshe politikave shtetërore, një pjesë e opinionit të të gjithë këtyre vendeve, ai me theks fetar më shumë se nacional, e sheh me trishtim këtë ndarje në botën muslimane të Lindjes së Mesme. /tesheshi.com/