Globus

Erdogan: Shuplakë osmane për ata që i ndihmojnë terroristët kurdë

453views

Ankaraja e përforcoi më tej gjuhën e saj të ashpër kundër SHBA-ve, përpara takimeve kyçe në Bruksel midis zyrtarëve të lartë turk dhe amerikanë.

Duke folur në parlament, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan goditi bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHBA me njësitë mbrojtëse të popullit kurd të Sirisë (YPG) dhe një zyrtari të lartë ushtarak amerikan, i cili u zotua për t’iu përgjigjur çdo sulmi turk në Manbij.

“Është e qartë se ata që thonë, ne do të reagojmë në mënyrë agresive nëse na godisni, kurrë nuk kanë përjetuar një shuplakë osmane”, u tha Erdoğan deputetëve të tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në parlament.

Vërejtjet e tij erdhën përpara një vizite vendimtare në Turqi nga Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson më 15-16 shkurt, gjatë së cilës të dy palët do të bëjnë përpjekje për të shpëtuar lidhjet.

“Ne do të shkatërrojmë çdo terrorist që kemi parë, duke filluar me ata që qëndrojnë pranë tyre, sepse atëherë ata do të kuptojnë se është më mirë që mos të qëndrojnë përkrah terroristëve”, tha Erdogan.

“Ata e kanë ngatërruar Turqinë me vendet ku mund të shkojnë pa dhënë llogari. Ata së shpejti do të shohin se nuk është një vend i tillë”, shtoi ai.

Erdogan tha se vendimi i fundit i Uashingtonit për të vazhduar financimin e milicisë së YPG do të “ndikojë në vendimet e Turqisë”.

Ai sugjeroi që edhe pse shifrat e ndihmës fillestare vlerësohen në 550 milionë dollarë, “informacioni i marrë nga Ankaraja” tregon se kjo mbështetje financiare mund të rritet në 3 miliardë dollarë”.