Globus

Erdogan: Pjesëtarët e DEASH-it janë vrasës, si mund ti quani muslimanë

Recep Tayyip Erdoğan deklaroi sot se masakrën në Egjipt e kanë kryer pjesëtarët e DEASH-it dhe parashtroi pyetje se si varsës të tillë mund të quhen muslimanë, njofton AA (Anadolu Agency).

“Si mund ti quani muslimanë? Ata janë vrasës dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me islamin”, ka thënë Erdoğan duke folur rreth sulmit terrorist, në të cilin jetën humbën të paktën 305 persona.