Globus

Erdogan: Nuk do ta braktisim Kudsin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve

734views

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në qytetin Sivas, është shprehur: “Kudsi është drita e syve tanë, ne nuk do ta braktisim Kudsin në mëshirën e një vendi vrasës të fëmijëve. Ne Kudsin nuk do ta lëmë në ndërgjegjen e një shteti që nuk ka asnjë vlerë tjetër veçse të pushtojë dhe plaçkisë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë të vendosur brenda kuadrit të ligjit dhe demokracisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë ka shtuar më tej se “Dëshirojnë që ne të qëndrojmë të heshtur përballë kësaj tabloje, të qëndrojmë të tërhequr, të ulim kokën përballë padrejtësisë dhe presin që ne të pranojmë rendin e persekutimit që ata kanë ndërtuar mbi gjakun e fëmijëve, dhe gjithashtu kërkojnë që ne të zgjedhim rrugën e dorëzimit duke përdhosur vlerat tona”.

“Për ne nuk ka rëndësi se kush është persekutuesi apo ai që persekutohet. Ne qëndrimin tonë nuk përcaktojmë sipas identitetit, gjuhës, fesë apo forcës së bashkëbiseduesve tanë, por ne e përcaktojmë atë duke vërejtur se kush është në të drejtë apo të gabuar. Ne nuk do të hezitojmë të qëndrojmë përballë mizorit edhe sikur ai të jetë vëllai ynë”, është shprehur Erdoğan.

Në lidhje me vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, Erdoğan tha se “Gjithsesi vendimi i Trumpit nuk ka ndonjë dispozitë për ne. Kjo nuk ka asnjë vlerë. Shpallja e atij vendi si kryeqytet, zhvendosja atje e ndërtesës së ambasadës nuk ka asnjë vlerë për ne”.

Më tej, në lidhje me këtë Erdoğan është shprehur “Në Stamboll do të mbledhim në një samit të jashtëzakonshëm liderët e vendeve islame, krerët e qeverive. Me hartën e rrugës që ne do të përcaktojmë këtu do të tregojmë se nuk është aspak e lehtë zbatimi i këtij vendimi”.