Globus

Erdogan: Ne jemi shumë më përpara se ata që kanë naftë dhe para

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se janë shumë më përpara se ata që kanë naftë dhe para, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nevoja jonë më e madhe nuk është për para, naftë, diamante apo armë, por të besojmë se mund të kemi sukses. Ne tani i shohim ata që kanë naftë dhe ata që kanë para. Më besoni se ne jemi shumë, shumë para tyre”, tha presidenti Erdoğan gjatë një ceremonie me rastin e ndarjes së çmimeve të Institucionit për Kërkime Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK) në rezidencën presidenciale.

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se ai që imiton është i destinuar që të jetë gjithmonë një hap prapa.

“Ne tashmë duhet të largohemi nga të qënit imitues. Ne kemi nevojë që të jemi ai që imitohemi. Ne gjithashtu duhet të rrënojmë dhe të hedhim prangosjen e mendjes sonë. Ky komb është një komb fisnik, nipër të paraardhësve që janë plot me lavdi historike dhe që kanë hapur dhe mbyllur epoka”, tha Erdoğan.

Ai ka thënë se do të ishte gabim që prapambetja e shënuar në dy shekujt e fundit, të shpjegohej vetëm me materiale, me buxhet ose burime njerëzore.

“Unë mendoj se problemi themelor këtu është çështje e mentalitetit. Pra, ne përpjekjen e kemi humbur fillimisht në mentalitetin dhe në zemrat tona. Në këtë proces gabimin më të madh e kemi bërë, në besimin tonë, në vetëbesimin tonë tek vetja, në aftësinë tonë për të pasur sukses”, tha Erdoğan.