Globus

Erdogan: Lidhjet me Katarin “miqësor dhe vëllazëror” vazhdojnë të zhvillohen

497views

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se lidhjet me Katarin “miqësor dhe vëllazëror” do të vazhdojnë të zhvillohen në shumë fusha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimin e tij në Ankara me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, presidenti Erdoğan e ka vlerësuar “shumë produktiv dhe pozitiv”.

“Marrëdhëniet tona me vendin miqësor dhe vëllazëror, Katarin, do të vazhdojnë të zhvillohen në shumë fusha”, ka shkruar Erdoğan në llogarinë e tij në twitter.

Presidenti turk falënderoi emirin dhe popullin e Katarit për qëndrimin e tyre me Turqinë.

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, İbrahim Kalın, po ashtu bëri të ditur se lideri i Katarit, gjatë vizitës së tij në Ankara ka thënë se vendi i tij do të investojë 15 miliardë dollarë në Turqi.

“Katari ka premtuar 15 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta në Turqi”, ka shkruar Kalın në llogarinë e tij në twitter, pas takimit të presidentit turk me emirin e Katarit.

Sipas zyrës së shtypit të presidencës turke, Erdoğan dhe Al-Thani gjatë takimit të tyre tre orësh po ashtu shkëmbyen pikëpamjet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Ndërsa Al-Thani, në një postim në llogarinë e tij në twitter, më herët shkroi: “Ne jemi së bashku me Turqinë dhe vëllezërit tanë atje, të cilët qëndrojnë pranë Katarit dhe problemet e Ummetit”.

Al-Thani po ashtu konfirmoi se kanë shpallur një paketë investimi projektesh me vlerë prej 15 miliardë dollarë në Turqi, e cila ka një “ekonomi produktive, të fortë dhe të qëndrueshme”.