Globus

Erdogan: Bota islame ka mbetur në klasë në provimin e Kudsit

548views

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në mitingun e mbajtur në lagjen Yenikapi të Stambollit në mbështëtje të Palestinës, ka deklaruar, “Bota islame ka mbetur në klasë në provimin e Kudsit. Jo vetëm bota islame, por në klasë ka mbetur i gjithë njerëzimi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mitingun nën mesazhin “Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit”, presidenti Erdoğan ka theksuar se, “Kudsi nuk është vetëm një qytet. Kudsi është një simbol, një provim, Kudsi është Kibla. Nëse nuk mbrojmë Kiblen tonë të parë, nuk mund ta shohim të sigurtë të ardhmen e kibles tonë të fundit”.