Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare ka rënë nga provimi në Myanmar dhe Siri

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, theksoi se dhuna kundër myslimanëve Rohingya mund të bëhet një “njollë e errët” në historinë e njerëzimit.

Ai theksoi se tragjeditë dhe krizat nëpër botë tregojnë qartë ankesat me vend të Turqisë për nevojën e ristrukturimit Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe pretendimin se “bota është më e madhe se pesë.”

“Në të njëjtën kohë, kjo është edhe një tregues se sa jemi vonuar me reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, vuri në dukje Presidenti i Turqisë.

Erdogan ka deklaruar më parë në mënyrë të përsëritur se “bota është më e madhe se pesë”, duke iu referuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pesë anëtarëve të përhershëm (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina). Nën kushte të ndryshme, këto vende ushtruan veton për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

Ai gjithashtu porositi bashkësinë ndërkombëtare se nuk e kaloi provimin në rastin e dramës njerëzore ndaj së cilës janë ekspozuar muslimanët në Mianmar.

“Komuniteti ndërkombëtar, si në rastin e Sirisë, nuk e ka kaluar provimin kur bëhet fjalë për dramën njerëzore ndaj së cilës janë ekspozuar myslimanët e Arakanit”, tha Erdogan.

Ai preku pikën e referendumit për pavarësi nga Iraku për 25 shtator, të cilën e kanë paralajmëruar autoritetet e qeverisë rajonale kurde.

Në këtë kontekst ai tha se duhet të distancohen nga hapat të tilla si kërkesat për një referendum për pavarësinë në Irakun verior, i cili, tha ai, do të mund të shkaktojë një krizë të re në rajon.

“Iraku ka nevojë për kompromise të nevojshme të arritura brenda integritetit territorial, si dhe ringjalljen e idealeve në drejtim të krijimit të një të ardhme të përbashkët. Është e nevojshme që të distancohen nga hapat të tilla si kërkesat për pavarësi, të cilat do të mund të shkaktojnë kriza dhe konflikte të teja në rajon”, tha Erdogan.

Ai shtoi se organizata terroriste e PYD/PKK po kryen krime kundër njerëzimit në Irakun e veriut.

Gjatë fjalimit të tij, ai u kërkoi vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare të përmbushin zotimet e premtuara për të ndihmuar 3,2 milionë refugjatë në Turqi.

“Nga këtu, para gjithë botës, u bëj thirrje vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat kanë ngarkuar mbi kurrizin tonë barrën e 3.2 milionë refugjatëve të cilët janë marrë nën kujdesin e vendit tonë, që të përmbushin premtimet e dhëna,” tha presidenti turk.

(tesheshi.com)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply