Globus

Erdogan: “Ajo që po bën Izraeli është gjenocid”

346views

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan: “Duke filluar që nga nesër kemi shpallur tri ditë zije kombëtare në vendin tonë për solidarizim me vëllezërit tanë palestinezë”.

Erdoğan: “Ajo që po bën Izraeli është gjenocid”.

Erdoğan: Izraeli po ushtron terror shtetëror. Izraeli është një shtet i terrorit.

Erdoğan: I ftojmë të gjithë njerëzit me arsye të shëndoshë, qoftë i krishterë, hebre ose besim tjetër, të ngrisin zërin kundër kësaj padrejtësie.

“Të premten pas dite, në sheshin Yeni Kapi do të realizojmë tubim masiv kundër mizorisë”, ka deklaruar presidenti Erdoğan.

Erdoğan: “Si Organizatë e Bashkëpunimit Islam përgjatë Ramazanit me vendet anëtare do të organizojmë fushatë ndihme për vëllezërit tanë palestinezë”.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka kryer blerje emergjente me një vlerë prej 100 mijë dollarëve dhe ka nisur t’i dërgojë këto ndihma nëpër spitalet në Gaza. “Me koordinimin e AFAD-it dhe Shtabit të Përgjithshëm, kemi nisur punimet e nevojshme për evakuimin e të plagosurve në Gaza”, tha Erdoğan.