Globus

Emiratet, Saudia, Egjipti shpallin organizatë terroriste Unionin e Dijetarëve Muslimanë

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që më parë imponoi bllokadën ndaj Katarit,  në listën e saj terroriste ka futur edhe dy organizata dhe 11 individë të tjerë.

Në njoftimin e Saudisë, Egjiptit, Bahrejnit dhe Emirateve thuhet se në ‘listën e zezë’ të tyre kanë vendosur Unionin e Dijetarëve Muslimanë dhe Këshillën Ndërkombëta Islam Massa (IIC)

Unioni i Dijetarëve Muslimanë me seli në Katar është themeluar në vitin 2004 ku shumica e dijetarëve i takojnë vëllezërve muslimanë ndërsa udhëhiqet nga Jusuf EL-Kardavi.

Në këtë organizatë bëjnë pjesë dijetarë si Selman El-Aude, të cilin autoritetet saudiane e kanë arrestuar, pastaj politikani tunizian Rashid Ghanushi, dijetari maroken Ahmed Rejsuni dhe dijetarë të tjerë.

(Breziiri)