El Sisi formon institucione të reja fetare për t’u çliruar nga Az’hari

Presidenti i egjitpian dhe udhëhehqësi i grushtetit në Egjipt nuk heq dorë nga përpjekjet e tij për t’u liruar nga Az’hari dhe ndikimi i tij në Egjipt, edhe pse ky institucion përkrahu grushtetin e tij. Presidenti egjiptian planifikon të formoj institucione të reja fetare që do të kishin marrë rolin e Az’harit, shkruan islambosna.

Një paralajmërim i një aktiviteti të tillë për herë të parë u dha nga muftiu egjiptian Shevki Allame, i cili në një emision televiziv (One live) tha se në Egjipt duhen të formohen “institucione të reja fetare që do të meren me mbrojtjen e Islamit”.

Muftiu egjiptian në daljen e tij në emision tha se ” Islami ka nevojë për institucione të reja fetare, që do ta mbrojnë fenë, parimet dhe postulatet e saja. Ai institucion duhet që ne radhët e tij të ketë ekspert të sheriatit, politikës, ekonomisë dhe sociologjisë.

Disa zyrtarë të Az’harit e kanë kirtikuar qëndrimin e muftiut duke thënë se puna e muftiut është dhënia e fetvave, ndërsa cështja e institucioneve fetare dhe formimi i tyre është çështje që duhet të merret Az’hari.
Në anën tjetër analistët politik mendojnë se kjo është një tjetër përpjekje që edhe ajo atonomi e vogël e Az’harit t’i meret, ndërsa regjimi ushtarak dëshiron të minimizoj ndikimin e universitetit dhe ta kufizoj në një masë të konsiderueshme.

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply