Aktualitete

El-Az’hari paralajmëron, Mesxhidul Aksaja më e vlefshme se jeta e myslimanëve!

963views

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, El-Az’har, institucioni kryesor sunit dhe islamik në botë, e dënoi aktin e ambasadorit amerikan në Izrael duke treguar imazhin e Kudsit të okupuar, ku tempulli i dyshuar ndodhej në Mesxhid-l-Aksa.

El-Azhar paralajmëroi në një deklaratë se Mesxhid-l-Aksaja është “më e vlefshme se jeta e myslimanëve”.

Ata shprehën mosmiratimin e thellë të imazhit që qarkullon nga media, ku David Friedman, ambasadori amerikan në pushtimin sionist, tregon imazhin e qytetit të Kudsit pa Mesxhid-l-Aksanë dhe Mesxhidu-Sahra, por në imazh ndodhej i ashtuquajturi “Tempulli i supozuar”.

El-Az’hari e përshkroi këtë akt si “sjellje të papërgjegjshme në kontekstin e provokimeve të vazhdueshme Sionisto-Amerikane të ndjenjave të më shumë se 1.5 miliardë myslimanëve në mbarë botën”.

Në deklarata theksohet se ‘kjo përbuzje nuk do të ndryshojë asgjë në histori. Kudsi do të mbetet kryeqyteti i shtetit palestinez dhe Mesxhidul-Aksaja do të mbetet më e vlefshme se jeta e myslimanëve”.

El-Azhar paralajmëroi në vazhdimin e planeve amerikano-sioniste të drejtuara Mesxhidul-Aksasë kërcënojnë paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit.

Fotografia u bë pak ditë më parë gjatë një vizite të Friedman në qytetin Bnei Brak në Izraelin qendror.

[Breziiri]