Globus

Egjipti nuk është i gatshëm për demokraci

427views

Egjipti nuk ‘është i gatshëm për demokraci’ pohon gjenerali puçist Abdelfettah es-Sisi para zgjedhjeve në të cilat pritet ta fitojë shumicën e votave ngase paraprakisht i eliminojë të gjithë kandidatët potencial.

Në intervistën televizive të emituar në një TV lokale kësaj jave, Sisi sqaroi se nuk duhet fajësuar atë që zgjedhjet presidenciale janë shndërruar në garim të vetëm një njeriu, sepse përveç tij ekziston vetëm një kundër kandidat i panjohur dhe për të cilin dihet që është përkrahës i tij.

Dihet mirë se, që nga viti 2013 kur u krye grusht shteti e këndej, në mënyrë të vazhduar sulmohen ata që i përkasin opozitës ose pamundësohet kandidatura e tyre në zgjedhjet presidenciale.

Ish-shefi i përgjithshëm ushtarak, Sami Anan u arrestua pasi njoftoi synimin e tij për të kandiduar, dhe kandidatura e tij u pengua me arsyetim se ende është në shërbim ushtarak.

Ish-kryeministri Ahmed Shefik gjithashtu është detyruar ta tërheqë kandidaturën. Shefiku u deportua nga Emiratet e Bashkuara Arabe disa ditë pasi njoftoi se ka ndërmend të kandidohet për zgjedhje.

Avokatë, kolonelë dhe nipi i kryetarit Enver Sadat gjithashtu janë detyruar t’i tërheqin kandidaturat.

Mussa Mustafa Mussa është kandidati i vetëm kundër Sisit në zgjedhjet e ardhshme, që të mos duket se ai është kandidati i vetëm për kryetar të shtetit.

[Breziiri]