Globus

Egjipt, sulm ndaj një xhamie, 184 të vdekur

Të paktën 184 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Egjiptit, MENA, 184 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 125 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit në xhaminë Ravda.

Burimet e sigurisë theksojnë se sulmi ka ndodhur pas namazit të xhumasë.

Në ndërkohë, Presidenca e Egjiptit ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Pritet që presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi të mbajë një mbledhje të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe kreun e inteligjencës.