Egjipt: Ndërron jetë i burgosuri më i vjetër në botë Muhamed Akif

Në burgun egjiptian sot ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare Muhamed Mehdi Akif. Kjo u njoftua nga vajza e tij në Twiter: “Babai im ka ndërruar jetë, të gjithë jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi.”

Muhamed Mehdi Akif është i burgosuri më i vjetër , ndërsa më shumë se gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në burg.

Akif ka lindur në vitin 1928 dhe shumë herët në moshën 12 vjeçare iu bashkua Vëllazërisë Muslimane. Shkollën e mesme dhe fakultetin juridik ia mbaroi në Kajro të Egjiptit.

Nga viti 2004 deri në vitin 2010 ka kryer postin e liderit suprem të Vëllazërisë Muslimane.

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply