E shajnë duke menduar se është musliman, ja përgjigja e politikanit indian

Në kohën kur muslimanët nuk po mirëpriten nga bota, për shkak të polemikave të ndryshme që po ndodhin, një politikan indian ka dhënë një deklaratë të fuqishme duke treguar se edhe kjo fe nuk veçohet vetëm për të këqijat, pa qenë fare vetë musliman.

Jagmmet Singh, një politikan indian që aktualisht jeton dhe punon në Kanada është përfshirë në një sulm verbal ku u menduar se ishte musliman, dhe nuk u shpëtoi pyetjeve rreth terrorizmit dhe atë se si ndjehet ai. Singh, pa e pranuar që nuk është musliman tregoi se edhe këta të fundi janë kundër urrejtjes dhe besojnë në dashuri.

“Ne besojmë në dashuri dhe guxim … Ne nuk duam të frikësohemi nga urrejtja. Nuk duam që urrejtja të shkatërrojë një ngjarje kaq pozitive … Pra, le t’i tregojmë njerëzve se si mund të trajtojmë dikë me dashuri. Ne ju mirëpresim, ne ju duam, ne ju përkrahim”, tha ai.

Singh, i cili në fakt nuk ishte musliman, iu përgjigj konfrontueses anti-muslimane në mënyrën më të qetë, dhe për më tepër, nuk u mbrojt duke thënë se nuk jam i asaj feje. Ai është kandidat për kreun e Partisë së Re Demokratike të Majtë (NDP), dhe po mbante një nga takimet e tij në Ontarios, kur konfrontuesja iu drejtua atij me të shara dhe arrogancë.

Por, Singh u tregua mjaft i qytetëruar,dhe nuk u ndikua nga gjuha e ashpër kur e pritën me arrogancë. Ai madje pastaj tha se edhe pse është krenar me fënë e tij, qëllimisht nuk ka treguar se nuk është musliman, sepse kjo sugjeron se urrejtja ndaj tyre do të ishte normale.

(Agjencitë)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply