Duhani, shkaktar i madh i vdekjeve në botë

Përdorimi i duhanit është tani shkaku i parë i vdekjeve në botë. Drejtori i Qendrës amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se jo të gjitha vendet e botës po marrin masat e nevojshme për ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington, foli po ashtu për rreziqe të reja që kërcënojnë shëndetin global.

Më tepër se 5 milionë njerëz vdesin çdo vit ngaqë pijnë duhan, shumë prej të cilëve jetojnë në vendet në zhvillim. Doktor Thomas Frieden përmend vende si: Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e të cilëve kundër duhanit kanë patur sukses. Ai thotë se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende të tjera.

“Duhani është tani shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Ai shkakton më tepër vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria të marra së bashku. Dhe ndryshe nga këto sëmundje, të cilat janë duke u pakësuar, duhani po bëhet tani më tepër shkak i vdekjeve», thotë doktori.

Por pirja e duhanit është jo vetëm një nga problemet kryesore të botës, thotë Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet në trafik po shtohen si epidemi. Ai thotë se çdo vit në trafik humbin jetën më tepër se 1 milion vetë, mes të cilëve numërohen edhe njerëz që ecin më këmbë apo me biçikletë: “Nëse nuk marrim masa urgjente, do të ndodhë në 20-25 vjetët e ardhshme vdekjet në trafik të shtohen nga 2 për qind të të gjitha vdekjeve që përbëjnë tani, në 3 për qind e gjysëm. Ato do të bëhen shkaku i 5-të i vdekjeve në mbarë botën”.

(Etika)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply