Dua Hifzi në Tetovë, dy vëllezër që mësuan Kur’anin përmendsh

Më 13.11.2017 (e hënë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së lagjes Drenovec pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizave të ri Xhelil Nuran Havzija dhe vëllau i tij Bekim Nuran Havzija, të përfunduar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani.

Hafizi Xhelil Havzija i lindur më 07.07.2004, hifzin e ka filluar më 15.07.2014, ndërsa e ka përfunduar më 02.11.2017, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar

2. Hfz. Abdurahim ef. Murati, anëtar

3. Hfz. Ibrahim ef. Alija, anëtar.

Ndërsa hafizi Bekim Havzija, lindur më 08.09.2005 në Tetovë, hifzin e ka filluar më 30.08.2014, ndërsa e ka përfunduar më 04.11.2017, provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:

1)Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani, kryetar,

2)Hfz.Abdulbaki ef. Kasami, anëtar,

3)Hfz. Uzeir ef. Ibrahimi, anëtar.

Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së BFI-së Tetovë Idriz ef. Idrizi, morën pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Kuvendit të BFI-së H. Haki ef. Agushi, Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Kërcovës Murat ef. Huseini, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Drejtori i diasporës pranë BFI-së Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i sektorit për kulturë pranë BFI-së Dr. Muaz ef. Agushi, Drejtuesi i Medresesë paralelja e shtrirë në Tetovë Beqir ef. Memeti, profesorë të Medrsesë, profesorë të shkollës fillore Migjeni, si dhe një numër bukur i madh i hoxhallarëve të Tetovës me rrethinë. Të dhënat për hafizin e ri i prezentoi Kryeimami i Myftinisë së Tetovës, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Ai hafizave të ri si dhe familjes së tyre iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.

Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Gostivarit dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës, ndërsa në namazin e drekës priu Kryetari i Kuvendit të BFI-së.

 

Artikuj të ngjashëm: