Dr. Ali Erbash, kryetari i ri i Bashkësisë Islame të Turqisë

Siç është njoftuar në Ueb-faqen zyrtare të Diyanetit, drejtorisë për çështje fetare të Turqisë, profesori universitar dr. Ali Erbash, është emëruar në krye të udhëheqësisë.

Kryetari i ri është caktuar me vendim dhe emërim të Presidentit të shtetit, gjegjësisht nga Rexhep Taip Erdogani, si dhe nga Këshilli i Ministrave të qeverisë.

Dr. Ali Erbash është një akademik i shquar dhe ka fituar tituj të ndryshëm shkencor në fusha të ndryshme, ndërsa tani merr postin e kryetarit të 18-të të Drejtorisë për çështje fetare të Turqisë.

Eështë autor i 12 librave, të shkrimeve dhe hulumtimeve shkencore, si dhe pjesëmarrës në konferenca të ndryshme, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Kryetari pararendës i Diyanetit ishte dr. Mehmet Görmez.

Dr. Ali Erbash është i martuar dhe ka katër fëmijë.

(Breziiri)

 

 

 

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply