Ditën që takova hafizin gjashtë vjeçar të Kur’anit

 hfz. Mubashir Anvar

Ndërsa shëtisja rrugëve të Kajros, isha shumë kureshtar të mësoj ç’ndodh në xhamitë dhe shkollat e atjeshme. Në veçanti atje ku mësohet Kur’ani përmendësh.

Kisha njohuri për një xhami lokale, meqë atje më dërgoi një shok i imi për ta njoftuar mësuesin. Në xhami hyra në mes të kohës së ikindisë dhe akshamit. Më kujtohet që aty organizoheshin programe gjashtëmujore për mësimin e Kur’anit përmendësh.

Menjëherë vërejta dallimin e madh nga përvoja që barti prej Mançesteri. Vërejta që nxënësit ishin radhitur mbas bankave, dhe lexonin Kur’anin me zë para mësuesit të zemëruar. Ndërsa isha në Kajro, nuk mësova kush ishte mësuesi, e kush nxënësit. Njerëzit ishin ulur në vende të ndryshme – dukej se nuk kishte ndonjë mësim të organizuar. Mësova që është një proces i thjeshtë, ku mund të vijë kush dëshiron dhe kur të ketë dëshirë të mësoj përpara një muhafizi. Muhafizi gjithnjë qëndronte ulur në gjunjë, i mbështetur në shtyllën e xhamisë dhe i rrethuar me fëmijë të rritur. Po, në të vërtetë ishin fëmijë të rritur. Ekzistonin sesione mësimi kur nuk ishte me rëndësi kush jeni dhe cilës moshë i përkisni.

Iu afrova hallkës. Isha shumë afër mësuesit, kur ai më tha: “Fillo leximin”. Para se të filloj ia tregova se kamë ardhur ta konstatoj atë që kam mësuar. Ishte mjaftë i këndshëm dhe unë ia fillova leximit. Ndërsa lexoja, më ra në sy një djalosh i vogël që në mënyrë të vendosur ndiqte çdo fjalë timen. Ai ishte hafiz i Kur’anit.

Ai djalosh më motivoi. Ishte kënaqësi ta dëgjosh deri sa lexonte Kur’an. Vendosa të bisedoj me të, edhe pse e dija që nuk do të ishte e lehtë.

E pyeta: “A e ka mësuar Kur’anin përmendësh?” Mu përgjigj pozitivisht. Mandej e pyeta të ma thotë tregimin e tij, si pati sukses kaq i vogël!

Ai ma sqaroi kështu…

“Nëna dhe babi im gjithnjë e dëgjonin leximin e shejh Muhammed Halil el-Husarit. Madje edhe para lindjes sime. Ashtu që u rrita pranë leximit të shejh Husarit. Hifzin e fillova kur isha katër vjeçar, duke i përsëritur fjalët para babait tim.”

Shkakun që e ndaj me ju këtë tregim është se paraqet një inspirim të mirë. Atë ditë në xhami ishte përplot me fëmijë, kryesisht të rritur. Të gjithë me një qëllim të vetëm, ta përsosin hifzin e Kur’anit.

Ja disa leksione që i përfitova atë ditë:

1. Mos e nënvlerësoni moshën tuaj. Nuk është me rëndësi sa vjeçar jeni. Vetëm shkoni pas qëllimit tuaj, duke mos e harruar nijjetin e pastër.

2. Është mirë të jesh ndër të rinjtë, edhe nëse jeni shumë i vjetër. Sepse ata ju frymëzojnë.

3. Mos e nënvlerësoni thënien, me çfarë e “ushqeni” fëmijën tuaj që në ditët e hershme. Kur them “ushqim” nuk mendoj në ngrënien, por në atë që fëmijët tuaj dëgjojnë dhe shohin. Fëmijët mësojnë përmes syve dhe veshëve. Ajo i shquan ata. Prandaj përkujdeseni që ti “lidhni” me lexim të Kur’anit. Ajo do t’i ndihmojë në leximin e Kur’anit përmendësh.

Përktheu: Lutfi Muaremi

(Breziiri)

Artikuj të ngjashëm:

Leave a Reply