EtikëIslamisitikë

Disa pika për ligjëruesit e xhumasë ose në ligjërime të ndryshme

  • Pozicionoje mirë qëndrimin e trupit;
  • Të jetë e rregulluar mirë veshja (e xhybes dhe shallit);
  • Fillo me zë të qetë, por me vendosmëri;
  • Mundohu ta ushtrosh një art të zërit gjatë ligjërimin, duke mos e mbajtur vetëm një ton
    të zërit, duke mos e përdorur shumë: Ëëëëë, Ëëëëë dhe mos të përsëritet shpesh ndonjë fjalë që dikush e ka shprehi. si psh: Domethënë, domethënë, etj. etj.;
  • Kurr mos e ngrit zërin tepër gjatë ligjërimit;
  • Gjatë ligjërimit, kontrolloji lëvizjet tua dhe vështroje në shikim tërë xhematin;
  • Mos e freno shikimin vetëm tek një person;
  • Mos përdor parathënie të gjata deri tek fillimi i temës;
  • Në fillim të ligjërimit, përmende temën e ligjërimit;
  • Mundohu të sjellësh tema të reja, e jo përsëritje të shpeshta;
  • Në ditët e dalluara fetare, fol për ato tema;
  • Përcjelle kalendarin e Kombeve të bashkuara për ditët ndërkombëre, dhe jepe qëndrimin e fesë për atë çështje;
  • Tema të zhvillohet kështu: Parathënia, hyrja në temë, tema dhe konkluzat;
  • Gjatë ligjërimit: Mos lësho kritika apo vërjetje xhematit apo edhe ndonjë gjëje tjetër,, por paraqite anën negative të saj, dhe si duhet të jetë realiteti;
  • Të jesh shumë i vetëdijshëm për kapacitetin e xhematit;
  • Mos të jeta gjuha jotë shume letrare, e as e thjeshtë;
  • Mundohu të jesh i qartë, pa komplikime në shtjellimin e temës;
  • Mbaje të shkruar në dorë konceptin e temës, që të mos dalësh prej temës, dhë që të dukesh më modest;
  • Koncentrohu në temën e paralajmëruar, e mos fol gjëra të përgjithshme;
  • Kurrë mos e përdor fjalën: ” Ju duhet të bëni “,por “ne duhet të bëjmë”;
  • Mos e shtro një problem, pa e paraqitur edhe zgjidhjen e tij;
  • Mundohu që të kesh ndonjë shembull që të shërben në temë;
  • Mundohu që të mos jetë tema e gjatë mbi 20 minuta;
  • Gjithmonë shpërndajë optimizëm gjatë ligjërimin, duke i paraqitur mundësitë më të lehta, e jo më të vështirat;
  • Bëj dua për atë xhematë dhe për mbarë besimtarët.

Ragmi Destani

(Breziiri)