Kuran

Disa dua të bukura nga Kur’ani i madhërishëm

1.14Kviews

“Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr”! (El-Bekare, 201.)

“Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!” (El-Bekare, 250.)

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (El-Bekare, 286.)

“Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh!” (El-Beqare, 286.)

“Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!” (El-Bekare, 286.)

“”Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali-‘Imran, 8.)

“Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar”! (Ali-’Imran, 147.)

“Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për mizorët nuk ka ndihmëtarë!” (Ali-’Imran, 192.)

“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!” (Ali-’Imran, 193.)

“Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!” (Ali-’Imran, 194.)

“Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (El-A’raf, 23.)

“Zoti ynë, mos na bë neve me mizorët!” (El-A’raf, 47.)

“Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.” (El-A’raf, 89.)

“Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na e bën faraoni) dhe na bëjë të vdesim muslimanë!” (El-A’raf, 126.)

“All-llahut iu kemi mbështetur, Zoti ynë, mos i mundëso popullit mizor të na sprovojë! Dhe me mëshirën tënde, na shpëto prej popullit jobesimtar!” (Junus, 85-86.)

“Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell. (Ibrahim, 38.)

“O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” (El-Kehf, 10.)

“Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”. (El-Furqan, 74.)

“Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falju atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde, e edhe ruaji ata nga dënimi i xhehenemit!” (El-Gafir, 7.)
“Zoti ynë, futi në xhennete të Adnit, të cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirë prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti!” (El-Gafir, 8.)
“Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë.” (Ed-Duhan, 12.)

“Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!” (El-Hashr, 10.)

“Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!” (El-Mumtehine, 4.)

“”Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”. (Et-Tahrim, 8)

Redaksia e “Brezit të Ri”

(Breziiri)